Pagesat me Keste

Perditesimi i fundit me 06 GUSHT 2026.

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

LV4Tech në bashkëpunim me institucione financiare ju mundëson blerjen e të gjitha produkteve me këste mujore në disa menyra për t’ju përshtatur kërkesave tuaja. Nga 5,000Lekë deri në 600,000Lekë dhe aprovim të menjëhershëm.

KUJDES! Huamarrja kushton para dhe mund t’ju ngarkoje financiarish.

Kini parasysh, keto mundësi pagesash me këste që LV4Tech ofron janë të vlefshme vetëm për produktet që disponojme stock apo janë të konfirmuara dhe priten të vijnë shumë shpejt në stock. NUK OFROJME KREDI PER PAGESA CASH(PARA NE DORE)

1- Iute Ofrohet mundësia e aplikimit ONLINE dhe në DYQAN.
Me Iute LV4Tech ofron mundësinë e pagesave me këste Flexi  dhe 0% Interes
Kushtet që duhet të plotësoni:
-Aplikanti duhet të jetë shtetas Shqiptar 18-70vjec.(nuk mundësohet për Kosove, Maqedoni etj..)
-Aplikanti duhet të jetë në mardhënie pune me sigurime për të paktën 1 muaj.
-Ose të kete të ardhura(qera, punë pa sigurime etj..)
-Miratim EXPRESS për 7minuta, vetëm me kartë ID.
-Shuma 5,000Lekë deri 600,000Lekë.
-Afati nga 5 – 48 Muaj. (Flexi, 5-48Muaj, firmosje me aplikacion)
-Normat të ulta interesi.
APLIKIMET ONLINE:(Flexi  e vlefshme për të gjitha produktet e reklamuara me afat 5-48Muaj dhe firmosje me aplikacion, )
(Nese do të aplikoni për 0% 4Muaj, kontaktoni suportin paraprakisht për të siguruar që produkti mund të blihet me 0%, disa produkte specifik nuk mund të ofrohen me 0%

1️⃣Hyni në www.LV4Tech.com
2️⃣Krijoni një llogari tuajën në websitin tonë.
3️⃣Zgjidhni produktin/produktet dhe shtoje në shporte.
4️⃣Vendosni kupon nëse keni dhe vazhdoni te “Kasa”.
5️⃣Plotësoni gjeneralitetet dhe adresën tuaj saktë.
6️⃣Zgjidh mënyre pagese Iute, zgjidh afatet, plotëso fushat e nevojshme dhe konfirmo blerjen.
7️⃣Zgjidhni afatin që ju përshatet ju më së miri duke levizur shiritin.(këstet përllogariten automatikisht)
8️⃣Per 7 Minuta konfirmohet porosia juaj dhe e dërgojmë në adresën tuaj brënda 24orëve.

EXTRA* Ju mund të bëni aplikim dhe nëse nuk jeni me sigurime të paguara por jeni në një mardhënie pune. Shuma maksimale që mund të aplikoni është 50,000Lekë dhe mosha minimum 25 vjec. Afatet janë në dorën tuaj.
Shënim* Nese po përdorni aplikacionin tone ku e ndërtoni kompjuterin sipas dëshirës, shtojeni ne shporte, merrni kuponin e zbritjes, aplikojeni dhe më pas kaloni te kasa. Nëse po kërkoni të blini nje produkt që nuk është i reklamuar në web jeni të lutur të na kontaktoni që ta bëjmë të mundur atë.
Për produktet Pre-Order ose që pritet të vijnë së shpejti, ju rekomandojmë të këshilloheni me stafin tonë përpara se të vendosni porosinë.

E RENDESISHME: Aplikimet online për kredi në Websjaitin tonë kërkojne firmosje me aplikacion nëpërmjet MyIute(e shkarkoni nga Appstore ose PlayStore). Që procesi të perfundojë me sukses ju duhet që kontratën ta firmosi nëpërmjet aplikacionit.

Aplikimet ne dyqan. (e vlefshme për të gjitha produktet, Flexi dhe 0% Interes)
Aplikanti duhet të jetë vetë prezent në momentin që kryhet aplikimi.
Aplikanti duhet të ketë me vete Kartë ID ose Pashaportë (nuk pranohen foto apo kopje digitale).
Procesi aplikimit i njëjtë, për 7 minuta kredia juaj miratohet.
Kredia 0% Interes nuk mund te aplikohet per produkte qe kane nje ulje aktive apo cmim i personalizuar.


 

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

APLIKIMET ONLINE ME QR CODE

Ju mund të bëni aplikim online nëpërmjet QR Code pa qën nevoja të vini në dyqan fizikisht apo dhe pa një produkt specifik për të shtuar në shportë, direkt nga telefoni juaj.
Sugjerohet që ketë faqe ta hapni në një telefon apo kompjuter tjeter nga ai që po beni aplikimin që ta keni m kollaj skanimin e QR Code. 

-Shkarkoni Aplikacionin My Iute Albania si fillim.
-Hyr në llogarine tënde, nëse nuk keni një të tille mund ta krijoni me lehtësi në aplikacion.

-Në krye te faqes, BLI SHPEJT Skano QR kodin.

-Lejo kamerën të skanoj QR Codin
-Pasi skanohet, zgjidh Paguaj me IUTE
-Vendosni shumën e produktit që ju është komunikuar.
-Më pas ju shfaqen 2 opsione. Smart 0% dhe dhe Flexi.
-Duhet të zgjidhni me PATJETER  FLEXI (pervecse ju është komunikuar ndryshe)
-Zgjidhni afatin e kredise që ju përshtate juve.
-Klikoni vazhdo ose procedo për të përfunduar aplikimin.

Afatet për QR Code janë 5 deri 48 Muaj, mund të zgjidhni sipas dëshires dhe mundësisë tuaj të pagesës.

Aplikimi do të quhet i përfunduar pasi ju të keni kryer firmosjen Digitale, nëse aplikimi juaj është aprovuar. Kryeni firmosjen sa më parë që të procedojmë me përpunimin e porosisë tuaj.

KINI PARASYSH. Kjo metode eshte e vlefshme vetem kur ju sugjeron LV4Tech ta perdorni. Duhet te keni komunikuar paraprakisht per Produktin, Vleren totale, Llojin e kredise si dhe emrin tuaj per te bere lidhjen e produktit me kredine. Ne cdo rast qendroni ne kontak me LV4Tech pasi nese kryeni nje aplikim pa na njoftuar paraprakisht, kredia juaj mund te aprovohet, ne na kalojne fondet dhe ju nuk ju vjen produkti.

Iute QR Code Apply
Monedha
ALL Lek Shqipërie
EUR Euro