Termat dhe Kushtet

Perditesimi i fundit me 15 Maj 2026.

Informacion i pergjithshem

Mirësevini në faqen web ( lv4tech.com ) të LV4Tech Computers. Këto Kushte Shërbimi përcaktojnë shërbimet që ne ofrojmë dhe përdorimin e faqes web. Duke përdorur faqen tone web ose shërbimet tona, ju nënkuptoni që keni lexuar, kuptuar dhe keni rënë dakort me këto Kushte. Ju bini dakort që në këto Kushte Politika e Privatësisë (Privary Policy) të cilën mund ta gjeni në faqen tonë. Disa pjesë të faqes web nuk do te jenë të aksesueshme për ju nësë nuk regjistroheni dhe aktivizoni llogarine tuaj. Nëse ju nuk bini dakort me Kushtet e Shërbimit dhe me Politiken e Privatësisë, nuk mund të përdoni faqen web ose shërbimet tona në asnjë mënyrë. Prezenca jonë Online me faqen e WEB-it (lv4tech.com, lv4tech.al dhe cdo nëndomain tjetër, gjithashtu dhe cdo rrjet social me halndler @lv4tech pa para/prapashtesa të tjera) është zgjatim i dyqanit fizik i rregjistruar në Rrepublikën e Shqipërisë pranë QKB, Sistemit Tatimor me numër NUIS/NIPT L32214023R dhe Sistemin Doganor për Import/Eksport të produkteve Elektronike dhe si i tillë blerjet janë të rregjistruara dhe shoqëruara me faturë fiskale sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi për sitemin Tatimor dhe Mbrotjes së Konsumatorit por jo vetëm.

PROCEDURA E KRYERJES SË BLERJES ONLINE

Për të kryer blerje online, Klienti duhet të jetë në moshë madhore (>=18 vjeç) dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.  Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit për herë të parë,  Klienti duhet të japë adresën e E-mail, numrin e telefonit si dhe fjalëkalimin e tij, më pas duhet të kryejë verifikimin e llogarisë nëpërmjet një E-maili verifikimi që dërgohet në adresën E-mail të shënuar nga Klienti. Pas verifikimin Klienti duhet të plotesoj te zona personale ne web-in tonë të dhënat si: Emri, Mbiemri, Numë telefoni, dhe adresë të saktë. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose nëse do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës në faqen e web dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij, koston e transporit apo dhe mënyrën sesi transporti do te behet, mënyrën e pagesës.
LV4Tech Computers nuk nuk është përgjegjëse nëse në llogarinë e Klientit kryhen blerje apo porosi një person tjetër i cili është vënë në përdorim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

Për faturat me vlerë përmbledhëse mbi 40,000Leke duhet të plotësoni në fushën përkatëse numrin Personal ID/numër pashaporte ose NIPT/NUIS nëse jeni subjekt tatimpagues.

Me Blerjen Online të produktit/produkteve ju bini dakort për të kryer procesin e pagesës sipas mënyrës që keni përzgjedhur gjatë perfundimit të porosisë apo kushteve paraprake të disa kategorive specifike.

PJESA LIGJORE

Fatura Tatimore: Sipas ligjeve në fuqi të Sistemit Tatimor në Republikën e Shqipërisë, të gjitha blerjet, nga individe jo tatimpages, për shumat më të mëdha se 40,000Lekë do t’ju kërkohet karta ID për të bërë të mundur blerjen tuaj. Për shumat mbi 100,000Lekë është e detyrueshme nr i kartes ID. Për shumat më të mëdha se 500,000 Leke pagsa duhet të kryhet me transfertë bankare.
Për të gjitha Subjektet Tatimpaguese në Republikën e Shqipërisë deri në vlerën 99,999Lekë mund të kryhen me pagese CASH, për pagesat mbi 100,000Lekë është e detyrueshme pagesa me transfertë bankare. Të gjitha subjektet që kërkojne faturë tatimore përkatese për blerjen e tyre janë të lutur që të lënë NUIS në fushën përkatëse ose duke na kontaktuar paraprakisht.

Kthimet & Rimbusimet: Bazuar në Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” klienti me blerjen online të produktit/produkteve aprovon që ka marë gjith informacionin e nevojshem rreth kthimeve & rimbursimeve, afatet ligjore si dhe kushtet dhe politikat e përgjitshme që gjenden ketu

Për blerjet me këste në Web-in tonë është e detyrueshme të vendosen të dhëna extra si: nr i kartës ID apo dhe atësia, keto të dhëna janë të detyrueshme për vazhdimin e mëtejshëm të aplikimit për blerje me këste.

GARANCIA

Me Blejren Online të produkteve apo shërbimeve tona ju bini dakort me kushtet tona të garancisë në momentin që perfundoni porosinë në web. Afati i garancisë është i shënuar në secilin produkt përkatës. Produktet që nuk ofrohen me garanci nuk janë pjesë e mbulimit të mosfunksionimit por asistenca për ato produkte është e vazhdueshme në cdo kohë dhe moment. Kushtet, termat dhe mënyrat e garancisë i gjeni në faqen tonë web “RMA“.

Produkte të ndryshme ofrojnë kohë garancie të ndryshme apo dhe nuk janë te mbuluara nga Garancia por që mund të kthehen, nëse paraqesin probleme në momentin që meren në dorëzim. Afatin e gjeni në secilin produkt individual, seksioni “Specification” nën ermin Warranty ose Garancia.

LV4Tech mund të ndryshojë Termat dhe Kushtet e pergjithshme të garancisë pa ndonjë lajmërim paraprak apo kërkesë për miratim nga klienti.
Kohëzgjatja e garanicë tuaj nuk mund të ndryshohet nga LV4Tech dhe do të qëndrojë e pa ndryshuar për të gjithë periudhën, me afatin përkatës për secilin produkt.

Pagesat Digitale

LV4Tech ofron disa mënyra pagesash digitale (me këste ose kartë Krediti/Debiti).

POKPAY Ofron pagesa në websajtin tone nëpërmjet kartës tuaj të bankës, debiti apo krediti dhe të gjitha llojet e saj. Nëse ju zgjidhni këtë metodë pagese atëherë pagesa për produktin kryhet në moment dhe ju nuk keni më asnjë detyrim pagese ndaj LV4Tech, nëse shuma rezulton e pa paguar, për cdo arsye, në sistemin tonë, porosia juaj nuk do të niset derisa detyrimi të jetë i likujduar. Per kete sherbim pagese LV4Tech tarifon 3.5% komision te nënshumës së shportës digjitale të cilen e shikoni të listuar si Card payment FEE në kasë. Per rimbursimet e pagesave me karte, me kerkese te klientit, LV4Tech do te mbaje 2.5% komision te shumes totale. Rimbursimet duhet të jenë në përputhje me kushtet e “Kthimeve dhe Rimbursimeve” që LV4Tech ofron. Rimbursimet zgjasin 1-3 ditë pune.

IUTE. Ofron pagesa me këste mujore për çdo produkt për vlera 5,000-600,000 leke. Afatin e kësteve e zgjidhni ju vetë. Vlera e produktit do të quhet e paguar pasi aplikimi juaj për kredi do të rezultojë i suksesshëm në sistemin tonë dhe ju nuk keni më asnjë detyrim ndaj LV4Tech. Prorosia juaj do të niset menjëherë sapo të përgatitet. Ky lloj sherbimi nuk ka asnjë lloj komisioni apo interesi nga ana e LV4Tech por vetëm drejt IUTE (normat e interesit dhe komisione të tjera janë të shpjeguara ketu ) . Rimbursimet për këtë metodë pagese janë njesoj sipas kushteve të “Kthimeve dhe Rimbursimeve” që LV4Tech ofron.

Statusi Produkteve

Në LV4Tech të gjitha produktet shoqërohen me statusin e tyre të gjendjes fizike. Për çdo produkt do të shihni 1 nga këto 4 alternativa dhe me ngjyrat përkatëse: S’ka Stok, Në Stok, Duke Ardhur, Me Porosi.
Shpjegimet për secilin:
S’ka Stok: Produkti nuk është fizikisht në gjendje, duke ardhur apo mund të porositet. Këto produkte janë të fshehura nga të tjerat dhe nuk do ju dalin përveçse nëse e aksesoni me link direkt.
Ka Stok / Vetëm 1 Stok: Produkti është fizikisht në gjendje në magazinën tonë dhe është gati për shitje menjëherë, përveç disa produkteve që kërkojnë kohë për t’u bërë gati për përdorim. Nëse shikoni vetëm Ka Stok, nënkupton që sasia është 2 ose +2 në magazinë dhe nuk mund të blihen më shumë se sa është gjendja sasi. Vetëm 1 Stok nënkupton që në magazinën tonë sasia për atë produkt është vetëm 1.
Me blerjen e këtyre produkteve ju bini dakort që të kryeni pagesën në mënyrën e përzgjedhur prej jush dhe do të coni deri në fund procesin e blerjes deri në marrjen në dorrëzim.
Duke Ardhur: Produkti është duke ardhur për në magazinën tonë, duke u specifikuar me datën përkatëse të përafërt kur mund të jetë i disponueshëm. Vonesat deri në disa ditë + nga data e përcaktuar janë të pranueshme, pasi ky proces varet nga shërbimi postar apo doganor dhe jo nga LV4Tech. Ju mund ti blini këto produkte në çdo kohë Online, por produkti mund të tërhiqet apo do të dërgohet për te ju pasi të ketë mbërritur më parë në magazinën tonë, të jetë inspektuar për parregullsi dhe çdo gjë tjetër.
Me blerjen e këtyre produkteve ju bini dakort që të kryeni pagesën në menyrën e përzgjedhur prej jush, do të prisni derisa produkti të mbërije sipas datës së përcaktuar dhe do të coni deri në fund procesin e blerjes deri në marrjen në dorrëzim.
Me Porosi: Produkti nuk është në gjendje në magazinën tonë, por në magazina të jashtme (furnitori, distributori etj.). Këto produkte kërkojnë kohë të caktuar për të mbërritur pasi porositen. Porosia quhet e kryer vetëm kur keni përfunduar blerjen Online dhe keni kryer pagesën e plotë apo të pjesshme (min 20% e totalit). Nga ky moment bëhet edhe përllogaritja e mbërritjes, e cila mesatarisht është 8 ditë pune (+/- në varësi të llojit, madhësisë, peshës dhe totalit të porosisë). Ju mund të para-porositni Online në çdo kohë, porosia do të konfirmohet për çmimin dhe disponueshmërinë e produktit (procesi është automatike, por ndodhin edhe ngatërresa apo gabime për sasinë dhe cmimin final) dhe më pas do të finalizohet duke u porositur në magazinën e jashtme.
Me blerjen e ketyre produkteve ju bini dakort që të kryeni pagesën e plotë apo të pjesshme paraprakisht, do të prisni derisa produkti të mbërije sipas datës dhe afateve që do ju komunikohen dhe do të coni deri në fund procesin e blerjes deri në marrjen në dorëzim.
Pagesa e pjesshme që kryehet për produktet Me Porosi është e pa rimbursueshme në rastet kur ju dëshironi të tërhiqeni nga marveshja(20% e vlerës totale të produktit/produkteve që janë porositur) dhe produkti/produktet e kerkuara janë bërë porosi dhe janë rruges duke ardhur.

Për të gjitha kategoritë (përveç S’ka Stok) gjendja e sasisë menaxhohet automatikisht dhe ju mund të blini të qetë. Në rastet e gabimeve kur ka mospërputhje midis stokut Online dhe atij fizik, ju do të njoftoheni menjëherë duke ju ofruar një zgjidhe optiomale(rimbursim i plotë, zbritje për produktin tjeter dhe cdo lloj zgjidhe tjetër me marrveshje të LV4Tech dhe Klientit)

Gjendja e Produkteve

LV4Tech i liston produktet sipas gjëndjes së tyre fizike në 4 emërtime, New, New (Other), Hybrid, Used
New: Produkti është i ri në kutinë e vetë origjinale ashtu sic fabrika e ka prodhuar, i pa hapur, i pa përdorur. Kini parasysh, në disa raste (përgjithsisht Laptop) ambalazhi mund të jetë i hapur për qellime reklamimi, vendosje në vitrinë, foto video apo një klient i mëparshem ka kerkuar të inspektojë prouduktin.
Në rastin e komponentëve kompjuterik ndonje pjesë specifike mund të hapet nga LV4Tech për qëllime testimi të një produkti të përbërë. Apo në disa raste ambalazhi origjinal mund të jetë hapur për kontroll fizik nga Dogana e shtetit Shqipëtar në momentin e importit. Në cdo rast LV4tech mban një databaze të posacme me numrat serial dhe arsyen përse produkti mund të jetë i hapur.
New (Other): Produkti është i ri, por kutia origjinale e paketimit mund të ketë dëmtime të pjesshme ose mungon teresisht si pasoje e transportit apo kthimeve nga kliente të mëparshem. LV4Tech ju garanton që produkti është totalish i ri dhe i pa përdorur më përpara.
Hybrid: Produkti është një miksim i pjesëve të reja dhe të përdorura, lexoni Specifikimet e plote në cdo produkt që mund të jetë me Status Hybrid, LV4Tech i liston cilat janë produkte të reja, cilat të përdorura. Pjesët e reja mund të jenë hapur nga ambalazhi i tyre dhe janë montuar në produkt. Pjesët e përdorura, lexo me poshte.
Used: Produkti është i përdorur me përpara. Pjesa funksionale e produktit është e pa prekur dhe funksionon sic duhet sipas specifikeve të prodhuesit. Produktet e përdorura në varësi te gjendjes së tyre estetike ndahen në nënkategori të cilat i gjeni te përshkrimi i përgjitshem i produktit.
Ndarja sipas gjëndjes së tyre:
Grada Gold+ : Produkti është në gjëndjen më perfekte të mundshme, nuk ka demtime fizike, dëmtimet kozmetike jane të vogla pothuajse të pa dallueshme. Mund të ketë dhe paketimin origjinal
Grada Gold: Produkti është në gjendje perfekte, dëmtime fizike të pa përfillshme, dëmtimet kozmetike jane të vogla pothuajse të pa dallueshme. Kuti ambalazhi është universale ose nuk ka.
Grada A+: Produkti është në gjendje Optimale, dëmtime fizike të pranueshme pa ndikuar në aspektin funksional, dëmtimet kozmetike mund të jenë të dukshme në pjesën e jashtme të produktit. Kuti ambalazhi është universale ose nuk ka.
Grada A: Produkti është në gjëndje Optimale, dëmtime fizike dukshme pa ndikuar në aspektin funksional, dëmtimet kozmetike janë të dukshme në pjesën e jashtme të produktit(gërvishtje, vija etj..). Kuti ambalazhi është universale ose nuk ka.
Grada B: Produkti është në gjendje funksionale pune, dëmtime fizike të dukshme pa ndikuar në aspektin funksional, dëmtimet kozmetike janë të dukshme në pjesën e brendshme dhe të jashtme të produktit(gërvishtje, vija etj..). Kuti ambalazhi është universale ose nuk ka.
Në të gjitha rastet për produktet e përdorura(në ato raste kur mund te aplikohet):
Bateria quhet funksionale kur mban autonomi për të paktën 30 minuta.
Ekrani është gjithmon në gjendje optimale, pa gervishtje apo vija të dukshme.

Monedha
ALL Lek Shqipërie
EUR Euro