Pagesat me Keste

Perditesimi i fundit me 22 Shkurt 2024.

LV4Tech në bashkëpunim me institucione financiare ju mundëson blerjen e të gjitha produkteve me këste mujore në disa menyra për t’ju përshtatur kërkesave tuaja. Nga 5,000Lekë deri në 600,000Lekë dhe aprovim të menjëhershëm.

Kini parasysh, keto mundësi pagesash me këste qe LV4Tech ofron janë të vlefshme vetëm për produktet që disponojme stock apo janë të konfirmuara dhe priten të vijnë shumë shpejt në stock. NUK OFROJME KREDI PER PAGESA CASH(PARA NE DORE)

1- Iute Ofrohet mundësia e aplikimit ONLINE dhe në DYQAN.
Me Iute LV4Tech ofron mundësinë e pagesave me këste Flexi 1.9 dhe Kredi me 0% Interes
Kushtet që duhet të plotësoni:
-Aplikanti duhet të jetë shtetas Shqiptar 18-70vjec.(nuk mundësohet për Kosove, Maqedoni etj..)
-Aplikanti duhet të jetë në mardhënie pune me sigurime për të paktën 1 muaj.
-Ose te kete te ardhura(qera, pune pa sigurime etj..)
-Miratim EXPRESS për 7minuta, vetëm me kartë ID.
-Shuma 5,000Lekë deri 600,000Lekë.
-Afati nga 3 – 48 Muaj. (Flexi 1.9, 3-48Muaj, firmosje me aplikacion)
-Normat të ulta interesi.
APLIKIMET ONLINE:(Flexi 1.9, e vlefshme per te gjitha produktet e reklamuara me afat 3-48Muaj dhe firmosje me aplikacion, )
1️⃣Hyni në www.LV4Tech.com
2️⃣Krijoni një llogari tuajën në websitin tonë.
3️⃣Zgjidhni produktin/produktet dhe shtoje në shporte.
4️⃣Vendosni kupon nëse keni dhe vazhdoni te “Kasa”.
5️⃣Plotësoni gjeneralitetet dhe adresën tuaj saktë.
6️⃣Zgjidh mënyre pagese Iute, zgjidh afatet, plotëso fushat e nevojshme dhe konfirmo blerjen.
7️⃣Zgjidhni afatin që ju përshatet ju më së miri duke levizur shiritin.(këstet përllogariten automatikisht)
8️⃣Per 7 Minuta konfirmohet porosia juaj dhe e dërgojmë në adresën tuaj brënda 24orëve.
EXTRA* Ju mund të bëni aplikim dhe nëse nuk jeni me sigurime të paguara por jeni në një mardhënie pune. Shuma maksimale që mund të aplikoni është 50,000Lekë dhe mosha minimum 25 vjec. Afatet janë në dorën tuaj.
Shënim* Nese po përdorni aplikacionin tone ku e ndërtoni kompjuterin sipas dëshirës, shtojeni ne shporte, merrni kuponin e zbritjes, aplikojeni dhe më pas kaloni te kasa. Nëse po kërkoni të blini nje produkt që nuk është i reklamuar në web jeni të lutur të na kontaktoni që ta bëjmë të mundur atë.
Për produktet Pre-Order ose që pritet të vijnë së shpejti, ju rekomandojmë të keshilloheni me stafin tonë përpara se të vendosni porosinë.
Kredi me 0% interes eshte e vlefshme vetem per produkte specifike te listuara si te tilla
Shënim: E RENDESISHME** Aplikimet online për kredi në Websjaitin tonë kërkojne firmoje me aplikacion nëpërmjet MyIute(e shkarkoni nga Appstore ose PlayStore). Që procesi të perfundojë me sukses ju duhet që kontratën ta firmosi nëpërmjet aplikacionit.

Aplikimet ne dyqan. (e vlefshme për të gjitha produktet, Flexi 1.9 dhe 0% Interes)
Aplikanti duhet të jetë vetë prezent në momentin që kryhet aplikimi.
Aplikanti duhet të ketë me vete Kartë ID ose Pashaportë (nuk pranohen foto apo kopje digitale).
Procesi aplikimit i njëjtë, për 7 minuta kredia juaj miratohet.
Kredia 0% Interes nuk mund te aplikohet per produkte qe kane nje ulje aktive apo cmim i personalizuar.