Termat dhe Kushtet

Perditesimi i fundit me 22 Shkurt 2024.

Terma te pergjithshem

Mirësevini në faqen web ( lv4tech.com ) të LV4Tech Computers. Këto Kushte Shërbimi përcaktojnë shërbimet që ne ofrojmë dhe përdorimin e faqes web. Duke përdorur faqen tone web ose shërbimet tona, ju nënkuptoni që keni lexuar, kuptuar dhe keni rënë dakort me këto Kushte. Ju bini dakort që në këto Kushte Politika e Privatësisë (Privary Policy) të cilën mund ta gjeni në faqen tonë. Disa pjesë të faqes web nuk do te jenë të aksesueshme për ju nësë nuk regjistroheni dhe aktivizoni llogarine tuaj. Nëse ju nuk bini dakort me Kushtet e Shërbimit dhe me Politiken e Privatësisë, nuk mund të përdoni faqen web ose shërbimet tona në asnjë mënyrë.

PROCEDURA E KRYERJES SË BLERJES ONLINE

Për të kryer blerje online, Klienti duhet të jetë ne moshe madhore (>=18 vjeç) dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.  Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit per here te pare,  Klienti duhet të japë adresën e E-mail, numrin e telefon si dhe fjalëkalimin e tij, më pas duhet të kryejë verifikimin e llogarisë nëpërmjet një E-maili verifikimi që dërgohet në adresën E-mail të shënuar nga Klienti. Pas verifikimin Klienti duhet të plotesoj te zona personale ne web-in tonë të dhënat si: Emri, Mbiemri, Numë telefoni, dhe adresë të saktë. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose nëse do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës në faqen e web dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij, koston e transporit apo dhe mënyrën sesi transporti do te behet, mënyrën e pagesës.
LV4Tech Computers nuk nuk është përgjegjëse nëse në llogarinë e Klientit kryhen blerje apo porosi një person tjetër i cili është vënë në përdorim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

PJESA LIGJORE

Fatura Tatimore: Sipas ligjeve në fuqi të Sistemit Tatimor në Republikën e Shqipërisë, të gjitha blerjet, nga individe jo tatimpages, për shumat më të mëdha se 40,000Lekë do t’ju kërkohet karta ID për të bërë të mundur blerjen tuaj. Për shumat mbi 100,000Lekë është e detyrueshme nr i kartes ID.
Për të gjitha Subjektet Tatimpaguese në Republikën e Shqipërisë deri në vlerën 149,999Lekë mund të kryehen me pagese CASH, për pagesat mbi 150,000Lekë është e detyrueshme pagesa me transfertë bankare. Të gjitha subjektet që kërkojne faturë tatimore përkatese për blerjen e tyre janë të lutur që të lënë të shënimet NUIS ose duke na kontaktuar paraprakisht.

Kthimet & Rimbusimet: Bazuar në Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” klienti me blerjen online të produktit/produkteve aprovon që ka marë gjith informacionin e nevojshem rreth kthimeve & rimbursimeve, afatet ligjore si dhe kushtet dhe politikat e përgjitshme që gjenden ketu

Për blerjet me këste në Web-in tonë është e detyrueshme të vendosen të dhëna extra si: nr i kartës ID apo dhe atësia, keto të dhëna janë të detyrueshme për vazhdimin e mëtejshëm tv aplikimit për blerje me këste.

GARANCIA

Me Blejren Online të produkteve apo shërbimeve tona ju bini dakort me kushtet tona të garancisë në momentin që perfundoni porosinë në web. Afati i garancisë është i shënuar në secilin produkt përkatës. Produktet që nuk ofrohen me garanci nuk janë pjesë e mbulimit të mosfunksionimit por asistenca për ato produkte është e vazhdueshme në cdo kohë dhe moment. Kushtet dhe mënyrat e garancisë i gjeni në faqen tonë web “RMA“.

Produkte të ndryshme ofrojnë kohë garancie të ndryshme apo dhe nuk janë te mbuluara nga Garancia por që mund të kthehen, nëse paraqesin probleme në momentin që meren në dorëzim. Afatin e gjeni në secilin produkt individual, seksioni “Specification” nën ermin Warranty ose Garancia.

LV4Tech mund të ndryshojë Termat dhe Kushtet e pergjithshme të garancisë pa ndonjë lajmërim paraprak apo kërkesë për miratim nga klienti.
Kohëzgjatja e garanicë tuaj nuk mund të ndryshohet nga LV4Tech dhe do të qëndrojë e pa ndryshuar për të gjithë periudhën, me afatin përkatës për secilin produkt.

Pagesat Digitale

LV4Tech ofron disa mënyra pagesash digitale (me këste ose kartë Krediti/Debiti).

POKPAY Ofron pagesa në websajtin tone nëpërmjet kartës tuaj të bankës, debiti apo krediti dhe të gjitha llojet e saj. Nëse ju zgjidhni këtë metodë pagese atëherë pagesa për produktin kryhet në moment dhe ju nuk keni më asnjë detyrim pagese ndaj LV4Tech, nëse shuma rezulton e paguar në sistemin tonë. Deri në shumën 30,000Lekë pagesat janë pa komision shtesë. Nga 30,001Lekë e sipër do të aplikohet 2.5% komision shtesë e shumës totale. Per rimbursimet e pagesave me karte LV4Tech do te mbaje 2.5% komision te shumes totale. Rimbursimet duhet të jenë në përputhje me kushtet e “Kthimeve dhe Rimbursimeve” që LV4Tech ofron. Rimbursimet zgjasin 1-3 ditë pune.

IUTE. Ofron pagesa me këste mujore për çdo produkt. Afatin e kësteve e zgjidhni ju vetë. Vlera e produktit do të quhet e paguar pasi aplikimi juaj për kredi do të rezultojë i suksesshëm në sistemin tonë dhe ju nuk keni më asnjë detyrim ndaj LV4Tech. Ky lloj sherbimi nuk ka asnjë lloj komisioni apo interesi nga ana e LV4Tech por vetëm drejt IUTE (normat e interesit dhe komisione të tjera janë të shpjeguara ketu ) . Rimbursimet për këtë metodë pagese janë njesoj sipas kushteve të “Kthimeve dhe Rimbursimeve” që LV4Tech ofron.

Please select your product
Monedha
EUR Euro