Ka shumë gjëra për t’u marrë parasysh kur bëhet fjalë për ndërtimin e një PC. Për të thjeshtuar procesin, ne kemi krijuar një faqe me disa ndihma dhe burime që ju nevojiten për të ndërtuar kompjuterin tuaj më të mirë të lojërave. Kini parasysh që ndërtimi i një kompjuteri për lojra apo për punë specifike është goxha kompleks por një ide të përgjithshme do të mund ta krijoni në këtë faqe.
Më poshtë do të gjeni disa lista që ju vijnë në ndihmë. Janë të krijuara nga faqe apo persona me eksperiencë të gjatë në këtë fushë. Klikoni siper emrit për të hapur listën.
GPU Comparison Chart
Jo gjithmonë keni nevojë për kartën grafike më të fundit dhe më të mirë. Ka kaq shumë opsione të gjeneratës së vjetër që mund të konkurrojnë me GPU-të më të fundit dhe më të mira. Kemi përdorur informacion nga Tom's Hardware që mund të bazoheni dhe ju.
SSD TIER LIST
Kur zgjidhni një SSD, duhet të merrni parasysh më shumë sesa thjesht madhësia. Natyrisht, madhësia ka rëndësi, por gjithashtu duhet të siguroheni që përshtatet me mbo, shpejtësinë tuaj të leximit/shkrimit. Modelet jane te pafundme dhe ju mund ti shikoni me detaje.
PSU TIER LIST
PSU fuqizon të gjithë sistemin dhe mund të shkaktojë probleme në komponentët e tjerë nëse nuk është mjaftueshëm i mirë. Jo domosdoshmërisht një low-end nuk bën por një build i fuqishëm pervec fuqisë duhet të jet dhe brand cilesor. Shmang brandet e pa degjuara
CFARE DUHET TE KEMI PARASYSH KUR NDERTOJME NJE PC
Kompjuterat e ndertuar vijne ne dy forma. Pre-Build ose Custom Build. Pre-Build zakonisht i nderton nje kompani dhe i emerton Custom Build jane kompjutera te pa ndertuar ende dhe konfigurohen ne te pakte 8 aspekte sipas kerkesave apo specifika te secilit. Anet e pozitive dhe negative do i shpjegojme me poshte ne fund te faqes.
Sado te mundohemi ta shpjegojme me text, eshte nje proces i gjate dhe i nderlikuar. Duhen marre parasysh cdo aspekt i kompjuterit deri ne detajet me te vogla per te siguruar qe cdo gje shkon me njera-tjetren dhe keto behen vetem duke patur eksperience te gjate ne ndertimin e kompjuterave. LV4Tech gezon mbi 10 vite eksperience dhe mesatarish cdo vit nderton 450-500 kompjutera te personalizuar sipas kerkesave te klienteve. Kemi ven ne dispozicion nje aplikacion ku ju mund ta ndertoni vete kompjuterin hap pas hapi per te shmangur gabimet. Megjithate me posht po listojme gjerat me te rendesishme qe duhet te keni parasysh kur ndertoni.
*Percaktoni qellimin perse ju duhet ky kompjuter qe do ndertoni, mund te jete per lojra, pune profesionale, server, workstation etj..
*Ne varesi te qellimit Lojra apo Pune percaktoni nje nivel. Entry Level, Mid Range, High Range, Ultra Range dhe Extreme(kjo e fundit eshte per ata me buxhet te pa kufizuar).
*Duke percaktuar nivelin qe doni, do t’ju ndihmoje te percaktoni nje buxhet sa doni te shpenzoni. Asnjeher mos shko me buxhet fiks, eshte shum e veshtire per te aritur dicka. Per shembull ju mund te caktoni nje buxhet nga 70,000Leke deri 80,000Leke. Do ju ndihmoje te jeni me fleksibel me pjeset qe do merni, por nuk humbisni dhe rastin qe me nje shtese te vogel pages mund te merni nje komponent me performance me te mire.
*Si fillim duhet nje CPU(procesor) qe me pas te procedoni me gjetjen e pjeseve te tjera. Nese nuk ke preferenca specifike (AMD, Intel) mund te beni kerkime ne Google kush CPU eshte me i pershtatshem per qellimin tuaj.
*Pasi te keni zgjedhur procesorin qe deshironi, sigurohuni qe Motherboard qe do te blini ta kete mbeshtetje per ate cpu.
*Sigurohu qe Motherboard te jete ne te njejtin nivel si CPU. CPU e fuqishme me nje Motherboard Enrty Level nuk do te japi performance e pritur. Sigurohu qe Motherboard te kete portat e mjaftueshme qe ju nevojiten (m.2, Sata, PCIe etj), te kete slote RAM per upgrade ne te ardhmen por me e rendesishmja te kete mbeshtetje per sa me shume modele CPU, do ju ndihmoje shume te te ardhmen duke ber upgrade, risni performance me kosto sa me minimale pa ndryshuar shume komponente.
*Pasi keni zgjedhur CPU dhe MBO eshte koha te zgjidhni nje cooler per ftohjen e CPU’s. Nje procesor i fuqishem kerkon cooler te mire mundesisht Liquid, nje CPU entry level apo dhe mid level mund te ftohet shume mire me coolerin qe vjen bashke me CPU. Cooleri duhet te kete mbeshteje per CPU e zgjedhur(socket support).
*Zgjidh RAM. Shumica e CPU supportojne vetem Dual Channel qe do te thote ju duhet minimalisht 2 fije RAM (2x8GB 2x16GB apo dhe 2x32GB). Zgjidh nje RAM me frekuencen qe mbeshtet CPU (JEDEC) apo Motherboardi me OC (XMP, EXPO) si dhe me e rendesishjma modelin e RAM qe mbeshtet bordi DDR4, DDR5 etj. FAKT! Frekuencat e larta DDR5 nuk pershtaten me 4 fije ram. Nese do e maresh me 4fije RAM sepse ashtu te duhet, mos shpenzo per frekuence te larte RAM pasi gjithsesi do e njohi me JEDEC/Native.
*Zgjidh SSD. Ne kohet e tanishme eshte e rekomandueshme vetem M.2 NVme si per cmim dhe per shpejtesi. Listen e plote e gjeni me siper per detaje. Ne kohet e sotme per lojra rekomandohet te pakten 1TB(1024GB), lojrat kane shkuar mesatarisht 60GB. Nje ssd 500GB do te mbushet shume shpejt. Ndersa nje kompjuter per pune hapsira varion dhe nuk ka dicka fikse. Por nje mesatare Cmim/Hapsire (price/space) eshte 1TB.
*Kemi mberitur te karta Grafike. Cfardo kombinimi te beni CPU/GPU do te kete gjithmon bottleneck, pak apo shume varet nga kombinimi qe beni dhe qellimi qe do perdoret( CPU load, GPU load, 1080p, 1440p etj). Mund ti referoheni listes me siper per te krijuar idene si krahasohen kartat me njera tjetren dhe niveli i lojes ne FPS. Bottleneck deri ne 5%-6% eshte shume optimale. Kalkulatore onine ekzitojne ku mund te beni krahasimet(nuk jane 100% te sakta dhe mund te japin info te gabuar qe mund te ndodhi sepse nuk keni konfiguruar sic duhet.).
*E parafundit por jo pak e rendesishme eshte PSU. Pasi jane perzgjedhur gjitha pjeset duhet nje Power Supply qe te perballoje ngakesen per te gjitha pjeset qe ke zgjedhur deri ne kete hap. Ekzistojne calculator online qe ju vendosni pjeset dhe ju tregojne sa W duhet qe te jete PSU. Per te qen i sigurt nese rezultati del 700W mer nje PSU 800W. Certifikimi (white, Bronze, Gold etj..) ka te beje me eficencen e PSU ne ngarkese 50%, 80%, 100% sa output ka ne secilen, rendimenti, kursimi energjise etj.
*KASA. Shumica ketu duan te kursejne para duke blere dicka sa me te lire. POR KUJDES, pervecse mund te merni nje kase qe nuk do ju nxej fizikisht pjeset e zgjedhura mund te merni nje kase qe ka qarkullimin e ajrit shume te dobet. Kompjuterat Entry Level dhe Mid Range preken shum pak nga pjesa e qarkullimit te ajrit saqe nuk eshte e rendesishme por nje kompjuter i fuqishem qarkullimi i ajrit eshte shum i rendesishem. Mund te keni nje AIO 360mm dhe CPU perseri do te nxehet me teper nga normalja. Ju rekomandojme te zgjidhni nje kase MESH Front, te kete te pakten 3 Fane (2 Intake, 1 Exhaust) pasjta pjesa e estetikes (RGB, White, Black etj…) jane me preferenca vetjake. Me shume RGB nuk jep me shume FPS
Tregu elektronikes eshte mjaft i madh dhe shume dyqane/persona per te fituar kliente bejne ndertime me komponete cfardo. Nuk do te thote gje pasi mund te punoje ne rregull pa asnje problem por perderisa po paguan vlera qe arijne deri 3-4 milion Leke(3-4Mije Euro) perse te rezikosh. LV4Tech importon vetem produkte te certifikuara per tregun europian dhe Brande(firma) te mira te njohura boterish si te tilla.
LV4Tech ju rekomandon qe kudo ta blini kompjuterin, tek ne apo diku tjeter pak rendesi ka, verifikoni Brandet. Blini kopmjutera qe brenda kane vetem komponente brand me emer. Nje krahasim, SSD Samsung – SSD Kingdian(blihet ne Aliexpres me 1/4 e cmimit te Samsung, kualiteti dihet, garanci nuk perfitoni)
Nese po blini nje kompjuter Custom Build te RI, sigurohu qe te jete i pa ndertuar ende. Fundja prandaj quhet Custom Build po behet posacerisht per ju. Por krahas kesaj nese ai kompjuter eshte i ndertuar ekziston nje mundesi shume e madhe qe brenda ti jene vendosur pjese te perdorura(nga eksperienca mbi 10 vite ne treg kemi pare raste plot). Kini parasysh qe vetem HDD/SSD mund ti shikohen oret e pune dhe e kupton a eshte i ri apo i perdorur. Cdo koponent tjeter mund te pastrohet te behet si i ri dhe te futet ne nje kuti.
Nese eshte i pa ndertuar kerkoni te shikoni pjeset 1 nga 1. Inspekoji vete qe jane te reja, te pa hapura.
BENI KUJDES NGA KARTAT GRAFIKE QE JANE PERDORUR PER MINIG. Prsh nje RTX 2060 nuk ekziston me e RE ne kuti dhe pse mund t’ju reklamohet si e tille(ne google mund te gjeni kartat qe nuk prodhohen me dhe beni krahasimin sa kohe ka nga lajmi). Ato qe jane perdorur per Mining performanca ka degraduar, nuk dihet si performon ne ngakese(se windows per instagram e youtube seshte problem). Mund te prishet shume shpejt dhe garanci nuk do te keni.