Politikat per Rimbursimet dhe Kthimet

Perditesimi i fundit me 24 Nentor 2023.

RMA.(Kthimet dhe menaxhimi)

Garancia e produkteve është e shënuar specifikisht për cdo produkt në seksionin “Specifikime” në brendësi të produktit. Produkte të ndryshme ofrojnë garanci të ndryshme si: “No Warranty | Pa Garanci”, “No Warranty but can be returned if faulty | Pa garanci por mund të kthehet nëse ka probleme”, 1Muaj, 3Muaj, 6Muaj, 12Muaj apo dhe 24Muaj. Kini parasysh që shumë produkte ofrojnë garanci fabrike 3 apo 5 vite. Kjo garanci nuk mbulohet nga LV4Tech drejtperdrejt, secili produkt ka specifikat e prodhuesit për të përfituar garancinë e fabrikës. Duke filluar nga data 5 Janar 2023 LV4Tech do te filloje te implementoje dhe garanci me afat 24 Muaj te zgjatur e limituar (Extended Warranty LIMITED), shpjegimet i gjeni me poshte ne faqe, Seksioni Tipet e Garancise.

Bazuar ne Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” cdo klienti i lind e drejta per te kthyer produktin/produktet e blera brenda nje afati kohor prej 14 ditesh nga momenti i marrjes ne dorezim. Shkurtimisht e permbledhur si me poshte (e detajuar ne vijim):

  • Ruani Faturën Tatimore dhe Formatin e garancise, e Detyrueshme.
  • Paketimi i produktit/produkteve duhet te jete i pa hapur, i pa demtuar
  • Kthimi i vlerës bëhet vetëm brënda 72 orëve pasi i keni marrë ne dorezim.
  • Kthimi i vlerës bëhet vetëm në llogari bankare, asnjëherë me para në dorë.
  • Nderrimi me nje produkt tjetër bëhet brenda 14 ditëve.
  • Dorezimi produktit/produkteve duhet bere brenda 14 ditëve.
  • Cmimi i transportit mbulohet nga klienti per cdo rast kthimi.

KTHIMET DHE RIMBURSIMET E DETAJUAR.

Politika jonë e rimbursimeve te plota, zgjat 3 ditë kalendarike ose 72 ore. Nëse afati 3 ditë nga marja në dorëzim ka kaluar ne nuk mund të ofrojmë më rimbursim të plotë por vetem zvendesim me nje produkt tjeter. Ju duhet qe te beni lajmerim brenda 72 oreve duke plotesuar formularin online qe e gjeni ketu osene fund te faqes, ose duke e dorezuar ne adresen tone(shenuar me poshte).

Politikat jone e kthimeve zgjat 14 dite, ne rast se ju nuk keni bere lajmerimin brenda 3 diteve, ne ju ofrojme mundesi per ta zvendesuar me nje produkt tjeter, ose Store Credit(vlere monetare per tu shpenzuar me vone tek ne) me nje kosto 10% te reduktuar. Produkti ju nenshtrohet te njejtat kushteve te pergjithshme te kthimeve.

Për t’u kualifikuar për kthim, artikulli/produkti/produktet që keni blerë duhet të jenë të papërdorur dhe në të njëjtën gjendje identike, që e keni marrë. Gjithashtu duhet të jetë në paketimin origjinal dhe të pa dëmtuar, te pa hapur, te pa perdorur. Për produktet qe shiten përdorura nuk është i rëndësishëm paketimi.

Disa produkte nuk mund të jenë të kthyeshme dhe rimbursueshme për cfardo lloj arsye.
Lista me artikuj/kategori por jo e limituar:

  • Produktet qe jane perfituar falas/gratis.
  • Sherbimet e ofruara prej nesh, nga momenti qe ai ka perfunduar.
  • Produktet e personalizuara (ketu pefshihet Build-et apo ndryshe kompjuterate e ndertuar)
  • Produkti/Produktet te cilve vula e sigurise ne paketim eshte e hapur, demtuar.(shembull konkret: ngjitesja qe mban kutine e mbyllur eshte hapur, prere apo cfardo lloj menyre tjeter per te nxjere produktin prej kutise.
  • Produkte qe numrin serial apo etiketen per evidentimin e garancise(Warranty VOID if Removed) e kane te demtuar, gervishtur, hequr apo cdo lloj demtimi tjeter
  • Produktet qe mund te kopjohen, replikohen apo cdo natyre e ngjashme.
  • Produktet qe ju mungon aksesoret perkates, manual perdorimi etj.

Për të përfunduar kthimin tuaj, ne kërkojmë një faturë ose vërtetim blerjeje (formati garancise, fatura tatimore, apo numri porosise nese eshte blere online). Produktit përkates të mos ketë të dëmtuar numrin serial apo ndonje numër identifikues.

Për të kthyer produktin tuaj, duhet ta dërgoni produktin tuaj me postë ose duke e sjell vetë, në adresen si më poshtë:
LV4Tech Computers
Rruga Kont Leopold Bertold
Tirane, Shqiperi 1015
(+355) 69 32 32 373

Kini parasysh: Pako juaj duhet të vijë në adresën e shënuar. Brenda afatit 14 dite nga data qe ju keni bere njoftimimin per kthim. Nëse posta që ju dërgoni për tek ne nuk e mundëson sherbimin derë më derë mos e dërgoni.
Ju do të jeni përgjegjës për të paguar për kostot e transportit për dërgim dhe kthimin e produktit/produkteve përsëri te ju(përjashtim bëjne ato produkte te cilat nuk kanë më tepër se 30 ditë nga momenti marjes në dorëzim). Kostot e transportit janë të pakthyeshme. Nëse merrni një rimbursim, kostoja e transportit të kthimit do të zbritet nga rimbursimi juaj.

Nëse keni blerë një produkt të ri dhe nuk e keni përdorur ne asnjë moment, ju ofrojmë 14 ditë kohë për ta zvendësuar me një produkt tjetër apo Store Credit (Kredit në dyqan për blerje të mëvonshme).

Rimbursimet , informacion i pergjithshem.

Duke marë shkas nga problematika në të shkuarën LV4Tech ka politika disi të ashpra për rimbursimet. Për tu mbrojtur nga abuzimet si dhe për të mbrojtur produktet, LV4Tech nuk ofron rimbursim të plotë pas 3 ditëve nga marja në dorëzim të produktit.

Për rimbursim të plote brenda 3 ditëve të para ju duhet që të bëni një kërkesë në cdo lloj mënyre(sms, e-mail, telefonatë, sms në rrjetet sociale FB/IG etj.) si dhe të shoqërohet me arsyetim të vlefshëm.

Nëse ju dëshironi që të rimbusoheni për një produkt që keni blerë dhe ka rezultuar me defekt(fabrike apo dicka tjetër) ne nuk mund ta ofrojme atë lloj zgjidhje. LV4Tech ka në dispozicion servis të specializuar si dhe një gamë të gjerë produktesh në stok për të bërë zvendësimin apo riparimin e tij.

Nëse dëshironi të dini më tepër për ndonjë produkt specifik se si kryhet procesi kthimit apo rimbursimit për te, stafi LV4Tech është në dispozicionin tuaj për t’ju përgjigjur cdo pyetje tuajes.

Përjashtohen kategorikisht nga rimbursimet apo kthimet për arsyet si më poshtë por jo vetëm:
– Nuk më pëlqen më.
– Nuk është sic e mendoja se mund të ishte.
– Nuk luan lojrat në mënyrën që dua unë.
– Nuk performon si duhet për Mining.
– Nuk i hap programet shpejtë apo mirë (për rastet kur klienti zgjedh vet produktin që mendon se i bën punën që i nevojitet).

Për pagesat e kryera nëpërmjet POK me karta banke (debiti/krediti) për çdo rimbursim do të mbahet 2.5% komision e shumës totale.

KINI PARASYSH: Blerjet nëpërmjet IUTEPAY apo NOA nuk janë të kthyeshme apo të rimbursueshme pas afatit 10 dite nga dita e aplikimimit.

KINI PARASYSH: Vlera e transportit (nëse është aplikuar) është e pa rimbursueshme

Artikujt ne Oferte / Sezonal

Për produktet që kanë qën në një promocion apo janë produkte sezonale ose EOL (end of life) LV4Tech do t’ju ofrojë një zgjidhe të përafërt me produktin me problem ku kosto e produktit te ri nuk e kalon vlerën origjinale të blerjes duke llogaritur dhe vlerën e amortizimit.(shiko **)

TIPET E GARANCISE

Duke filluar nga data 5 Janar 2023 LV4Tech do te ofroje 2(dy) lloje garancie te cilat do te jene vetem per blerjet nepermjet WEB-it tone.
– Garanci Standart: Cdo produkt e ka te specifikuar afatin te cilin ofrohet ne seksionin “Specification” ne faqen e produktit individual, qe jane; “No Warranty | Pa Garanci”, “No Warranty but can be returned if faulty | Pa garanci por mund të kthehet nëse ka probleme”, 1Muaj, 3Muaj, 6Muaj, 12Muaj.
-Garanci e e kufizuar/limituar e zgjatur (LIMITED EXTENDED WARRANTY). Kjo lloj garancie do te ofrohet vetem per blerjet ne web-in tone dhe per produkte specifike te zgjedhura. Ne faqen individuale te ketyre produkteve do t’ju shfaqet opsioni per te zgjedhur sa garanci deshironi per produktin qe po blini. Nese nuk beni zgjedhje vete, do te perzgjidhet garancia Standart automatikisht.
Kjo lloj garancie ka kufizimie, specifikime apo detja qe i gjeni te shpjeguara ne fund te faqes, Seksioni LEW (Limited Extended Warranty)

Produktet të cilat shoqërohen më kohezgjatje garancie përkatese janë të pranueshme për RMA.
Produkti/Produktet të cilat shfaqin probleme RIPAROHEN nuk Zvendësohen. Afati riparimit të tyre varjon nga 1-10 ditë. Në raste të vecanta afati është i pa përcaktuar.
Për produktet e reja të cilat kualifikohet për RMA në 95% të rasteve zvendësohet me tjetër, të njëtë ose të ngjashme. Në rastet kur nuk e disponojme stok do të pajiseni me një produkt zvendesues për aq kohë sa produkti juaj të mbërijë sërisht në stok. Pra ju nuk do të në asnjë moment pa punë.

Garancia Standart e ofruar nga LV4Tech. Shkëputur nga formati zyrtar i garancisë që LV4Tech ofron per klientet:

LV4Tech ju falenderon për blerjen e produkteve tona. Ruani fletën e garancisë. Me blerjen/kryerjen e pagesës Online apo në dyqanin tonë nënkupton që jeni dakort me kushtet e ofruara të garancisë. Garancia nuk eshte e transferueshme ne person apo subjekt tjeter.

(1)Garancia nënkupton riparimin(kthimin në gjendje pune) falas të produktit që paraqet problem, në ambientet e shitësit, për defektet që mbulon garancia. Produkti me problem RIPAROHET nuk NDERROHET. Koha e riparimit varjon nga 1 deri 10 ditë në disa raste dhe më tepër(vonesa transporti etj...). Afati i garancisë fillon me lëvrimin e produktit dhe është e shënuar më sipër "seksioni: Data:". Kohëzgjatja e garancisë është e shënuar në seksionin "Garancia".
(2)Detyrimet e shitësit: - Duhet ta riparoje produktin dhe ta bej sërisht funksional(gjendje pune). -Kur dëmi është i pa kthyeshëm dhe mbulohet nga garancia, do ta ndërrojë me një tjetër ku vlera e produktit të ri nuk mund ta kaloj vlerën origjinale të blerjes, duke llogaritur dhe vlerën e amortizimit.(**) - Mund të ofroj ndërrimin
 me një tjetër produkt, vetëm brenda 3 ditëve nga data e blerjes, kur produkti i mëparshem nuk është përdorur, ka ambalazhin origjinal,nuk është dëmtuar.
(3)Garancia nuk mbulon: (a) Kontrollet periodike, viruset (b) Dëmtimet e sistemit të operimit.(c) Pjesët që konsumohen me kalimin e kohës(fan, waterpump,thermal pads/paste, SSD R/W) (d) Dëme të shkaktuara nga mosrespektimi i instruksioneve për instalimin/përdorimin e produktit, keqpërdorimi i kapaciteteve të tij.(e)Përdorimi në kushte të pa përshtatshme(lagështire, interferenca etj..).(f)Dëme që mund ti shkaktohen blerësit apo palëve të treta nga mosfunksionimi, dhe kur ky mosfunksionim mbulohet nga garancia. (g) Dëmtimi i plotë/i pjesshëm(fshirja, dëmtimi, humbja)e programeve apo informacioneve për shkak të defektit të produktit dhe kur ky defekt mbulohet nga garancia.(h)Bateria e Laptopit/Tabletit/Telefonit/UPS (perjashtim 30 ditë nga data e blerjes), Ekrani Laptopit/Tabletit/Telefonit(thyerja, vija, pixel të dëmtuar).(i)Dëmtime të shkaktuara nga ajrosja e pakët apo e gabuar, tej-nxehja dhe çdo lloj dëmtimi fizik.(j) Dëmtime të shkaktuara nga puna në tension jashtë kufijve/mbitension elektrik edhe kur produktet janë të mbrojtura me sistem sigurie kundër luhatjeve. (k)Dëmtime të pjesëve periferike(kabuj, tastiera,mouse, porta usb etj..). (l)Dëmtime të pjesëve te brendshme nga djegia si HDD, RAM, CPU, MBO, GPU përveç rasteve kur dëmi është problem fabrike. (m)Produkte që pullën e garancisë/serialin e kanë të hequr, fshire ose dëmtuar. (n)Produkte që kanë pësuar ndërhyrje software dhe hardware nga persona të pa
autorizuar nga LV4Tech.(o)Problemet që lidhen me PSU "bllokun e ushqimit" pervecse kur problemi ka origjinë prodhimi/fabrikimi. (p)Djegiet e dukshme ose jo nga tensioni apo qarqet e shkurtra në Cold dhe Hot zone(shpjegimet teknine per emertimet gjendjen ne google). (q)Cooler Air apo Liquid nga cdo lloj bllokim i pompës apo ventilatori.
(4)Garancia mbulon: Çdo problem të produktit nga mosfunksionim i rregullt i tij sipas specificikave të prodhuesit, duke përjashtuar problemet që vijnë nga pikat më sipër (a deri p). Koha e riparimit të produduktit/produkteve që janë brenda kushteve të garancisë, fillon në momentin që produkti/produktet ndodhet fizikisht në ambientet e LV4Tech dhe janë plotësisht në dispozicion të saj.(pa password, TPM, kyç/mbyllje fizie, produkte jo të plota,apo gjëra të ngjashme të kësah natyre). (5)Kthimet & Rimbursimet: Produktet që meren të reja në kuti dhe kthehen pa ambalazhin origjinal dhe/ose jo në të njëjtën gjendje sic jane blerë, nuk pranohen për kthim. Produkti mund të ndrohet me një tjeter vetëm brënda 3ditëve kalendarike nga dita e blerjes, në rast se është arsye e pranueshme apo paraqet probleme
dhe LV4Tech e ka të pa mundur për të bërë riparimin apo zvendësimin e tij me tjetër, të ngjashëm ose të njëjtë. Rimbursimet do të kryhen vetëm në rastet kur LV4Tech e ka të pamundur realizimin apo përmbushjen e kushteve të saj sipas garancise së lëshuar brënda një afati kohor jo më tepër se 6 muaj kalendarik. Në rast
mos dakortësimi ndërmjet palëve dhe rasti është i vlefshëm për rimbursim, do të zbatohen regullat sipas politikave tona, të shenuara në fund të faqes me shenjën * në varësi të poduktit të blerë. Për informacion të detajuar rreth kushteve te plota te garancise drejtohuni në LV4Tech.com/RMA per te pare me detjae cdo aspekt.

Si bëhet Rimbursimi ne rastet kur LV4Tech e ka te pa mundur per te ofruar nje zgjidhje tjeter.

(**)Perllogaritja e vleres se amortizimit te aseteve te reja dhe perdorura:
*Te reja. Per muajin e pare nga dita 4-30 25% e vleres fillestare. Per muajt pasues 9% ne muaj.
*Te perdorura. 9% ne muaj te vleres fillestare. |
Muajt llogariten te plote duke filluar nga dita 1-30 te cdo muaji.
Konvertimet e nje produkti ne para: Vlera amortizimit -25% (e vlefshme vetem ne raste specifike)

Produktet DHURATE / FALAS!

Produktet të cilat i keni përfituar në ndonjë promocion apo ofertë pa pagesë, pra FALAS, nuk janë të vlefshme për Kthim/Rimbursim apo dhe subjekt i garancisë.

Shenim Shtese:

Pasi të keni përfunduar së lexuari gjitha kushtet që ne ofrojme, ju sigurojmë që ne do të jemi shumë mirkuptues dhe do t’ju ofrojmë zgjidhje të ndryshme në rast problemi me qëllimin kryesor që ju të ngeleni të kënaqur në maksimum por asnjëherë duke përfituar nga toleranca jonë në mënyre të padrejtë.

Garancia jonë mbulohet plotësisht nga furnitorët tanë në Gjermani, nëse produkti/produktet kanë probleme të cilat i mbulon garancia, ju nuk do të zhgënjeheni asnjëherë nga shërbimi ynë.


FORMULARI PER KTHIMIN E PRODUKTEVE, I DETYRUESHEM PER TU PLOTESUAR PERPARA CDO KTHIMI.

Please select your product
Monedha
EUR Euro