Termat dhe Kushtet

Perditesimi i fundit me 9 Qershor 2025.

Terma te pergjithshem

Mirësevini në faqen web ( lv4tech.com ) të LV4Tech Computers. Këto Kushte Shërbimi përcaktojnë shërbimet që ne ofrojmë dhe përdorimin e faqes web. Duke përdorur faqen tone web ose shërbimet tona, ju nënkuptoni që keni lexuar, kuptuar dhe keni rënë dakort me këto Kushte. Ju bini dakort që në këto Kushte Politika e Privatësisë (Privary Policy) të cilën mund ta gjeni në faqen tonë. Disa pjesë të faqes web nuk do te jenë të aksesueshme për ju nësë nuk regjistroheni dhe aktivizoni llogarine tuaj. Nëse ju nuk bini dakort me Kushtet e Shërbimit dhe me Politiken e Privatësisë, nuk mund të përdoni faqen web ose shërbimet tona në asnjë mënyrë.

PROCEDURA E KRYERJES SË BLERJES ONLINE

Për të kryer blerje online, Klienti duhet të jetë ne moshe madhore (>=18 vjeç) dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.  Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit per here te pare,  Klienti duhet të japë adresën e E-mail, numrin e telefon si dhe fjalëkalimin e tij, më pas duhet të kryejë verifikimin e llogarisë nëpërmjet një E-maili verifikimi që dërgohet në adresën E-mail të shënuar nga Klienti. Pas verifikimin Klienti duhet të plotesoj te zona personale ne web-in tonë të dhënat si: Emri, Mbiemri, Numë telefoni, dhe adresë të saktë. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose nëse do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës në faqen e web dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij, koston e transporit apo dhe mënyrën sesi transporti do te behet, mënyrën e pagesës.
LV4Tech Computers nuk nuk është përgjegjëse nëse në llogarinë e Klientit kryhen blerje apo porosi një person tjetër i cili është vënë në përdorim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

Me Blerjen Online të produktit/produkteve ju bini dakort për të kryer procesin e pagesës sipas menyres që keni përzgjedhur gjatë perfundimit të porosisë apo kushteve paraprake të disa kategorive specifike.

PJESA LIGJORE

Fatura Tatimore: Sipas ligjeve në fuqi të Sistemit Tatimor në Republikën e Shqipërisë, të gjitha blerjet, nga individe jo tatimpages, për shumat më të mëdha se 40,000Lekë do t’ju kërkohet karta ID për të bërë të mundur blerjen tuaj. Për shumat mbi 100,000Lekë është e detyrueshme nr i kartes ID.
Për të gjitha Subjektet Tatimpaguese në Republikën e Shqipërisë deri në vlerën 149,999Lekë mund të kryehen me pagese CASH, për pagesat mbi 150,000Lekë është e detyrueshme pagesa me transfertë bankare. Të gjitha subjektet që kërkojne faturë tatimore përkatese për blerjen e tyre janë të lutur që të lënë të shënimet NUIS ose duke na kontaktuar paraprakisht.

Kthimet & Rimbusimet: Bazuar në Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” klienti me blerjen online të produktit/produkteve aprovon që ka marë gjith informacionin e nevojshem rreth kthimeve & rimbursimeve, afatet ligjore si dhe kushtet dhe politikat e përgjitshme që gjenden ketu

Për blerjet me këste në Web-in tonë është e detyrueshme të vendosen të dhëna extra si: nr i kartës ID apo dhe atësia, keto të dhëna janë të detyrueshme për vazhdimin e mëtejshëm tv aplikimit për blerje me këste.

GARANCIA

Me Blejren Online të produkteve apo shërbimeve tona ju bini dakort me kushtet tona të garancisë në momentin që perfundoni porosinë në web. Afati i garancisë është i shënuar në secilin produkt përkatës. Produktet që nuk ofrohen me garanci nuk janë pjesë e mbulimit të mosfunksionimit por asistenca për ato produkte është e vazhdueshme në cdo kohë dhe moment. Kushtet dhe mënyrat e garancisë i gjeni në faqen tonë web “RMA“.

Produkte të ndryshme ofrojnë kohë garancie të ndryshme apo dhe nuk janë te mbuluara nga Garancia por që mund të kthehen, nëse paraqesin probleme në momentin që meren në dorëzim. Afatin e gjeni në secilin produkt individual, seksioni “Specification” nën ermin Warranty ose Garancia.

LV4Tech mund të ndryshojë Termat dhe Kushtet e pergjithshme të garancisë pa ndonjë lajmërim paraprak apo kërkesë për miratim nga klienti.
Kohëzgjatja e garanicë tuaj nuk mund të ndryshohet nga LV4Tech dhe do të qëndrojë e pa ndryshuar për të gjithë periudhën, me afatin përkatës për secilin produkt.

Pagesat Digitale

LV4Tech ofron disa mënyra pagesash digitale (me këste ose kartë Krediti/Debiti).

POKPAY Ofron pagesa në websajtin tone nëpërmjet kartës tuaj të bankës, debiti apo krediti dhe të gjitha llojet e saj. Nëse ju zgjidhni këtë metodë pagese atëherë pagesa për produktin kryhet në moment dhe ju nuk keni më asnjë detyrim pagese ndaj LV4Tech, nëse shuma rezulton e paguar në sistemin tonë. Per kete sherbim pagese LV4Tech tarifon 3.5% komision te nenshumes se produktit/produkteve te cilen e shikoni te listuar si Card payment FEE ne kase. Per rimbursimet e pagesave me karte, me kerkese te klientit, LV4Tech do te mbaje 2.5% komision te shumes totale. Rimbursimet duhet të jenë në përputhje me kushtet e “Kthimeve dhe Rimbursimeve” që LV4Tech ofron. Rimbursimet zgjasin 1-3 ditë pune.

IUTE. Ofron pagesa me këste mujore për çdo produkt. Afatin e kësteve e zgjidhni ju vetë. Vlera e produktit do të quhet e paguar pasi aplikimi juaj për kredi do të rezultojë i suksesshëm në sistemin tonë dhe ju nuk keni më asnjë detyrim ndaj LV4Tech. Ky lloj sherbimi nuk ka asnjë lloj komisioni apo interesi nga ana e LV4Tech por vetëm drejt IUTE (normat e interesit dhe komisione të tjera janë të shpjeguara ketu ) . Rimbursimet për këtë metodë pagese janë njesoj sipas kushteve të “Kthimeve dhe Rimbursimeve” që LV4Tech ofron.

Statusi Produkteve

Ne LV4Tech të gjitha produktet shoqërohen me statusin e tyre të gjendjes fizike. Për çdo produkt do të shihni 1 nga këto 4 alternativa dhe me ngjyrat përkatëse: S’ka Stok, Në Stok, Duke Ardhur, Me Porosi.
Shpjegimet për secilin:
S’ka Stok: Produkti nuk është fizikisht në gjendje, duke ardhur apo të porositet. Këto produkte janë të fshehura nga të tjerat dhe nuk do ju dalin përveçse nëse e aksesoni me link direkt.
Ka Stok / Vetëm 1 Stok: Produkti është fizikisht në gjendje në magazinën tonë dhe është gati për shitje menjëherë, përveç disa produkteve që kërkojnë kohë për t’u bërë gati për përdorim. Nëse shikoni vetëm Ka Stok, nënkupton që sasia është 2 ose +2 në magazinë dhe nuk mund të blihen më shumë se sa është gjendja sasi. Vetëm 1 Stok nënkupton që në magazinën tonë sasia për atë produkt është vetëm 1.
Me blerjen e këtyre produkteve ju bini dakort që të kryeni pagesën në mënyrën e përzgjedhur prej jush dhe do të coni deri në fund procesin e blerjes deri në marrjen në dorrëzim.
Duke Ardhur: Produkti është duke ardhur për në magazinën tonë, duke u specifikuar me datën përkatëse të përafërt kur mund të jetë i disponueshëm. Vonesat deri në disa ditë + nga data e përcaktuar janë të pranueshme, pasi ky proces varet nga shërbimi postar apo doganor dhe jo nga LV4Tech. Ju mund ti blini këto produkte në çdo kohë Online, por produkti mund të tërhiqet apo do të dërgohet për te ju pasi të ketë mbërritur më parë në magazinën tonë, të jetë inspektuar për parregullsi dhe çdo gjë tjetër.
Me blerjen e këtyre produkteve ju bini dakort që të kryeni pagesën në menyrën e përzgjedhur prej jush, do të prisni derisa produkti të mbërije sipas datës së përcaktuar dhe do të coni deri në fund procesin e blerjes deri në marrjen në dorrëzim.
Me Porosi: Produkti nuk është në gjendje në magazinën tonë, por në magazina të jashtme (furnitori, distributori etj.). Këto produkte kërkojnë kohë të caktuar për të mbërritur pasi porositen. Porosia quhet e kryer vetëm kur keni përfunduar blerjen Online dhe keni kryer pagesën e plotë apo të pjesshme (min 20% e totalit). Nga ky moment bëhet edhe përllogaritja e mbërritjes, e cila mesatarisht është 8 ditë pune (+/- në varësi të llojit, madhësisë, peshës dhe totalit të porosisë). Ju mund të para-porositni Online në çdo kohë, porosia do të konfirmohet për çmimin dhe disponueshmërinë e produktit (procesi është automatike, por ndodhin edhe ngatërresa apo gabime) dhe më pas do të finalizohet duke u porositur në magazinën e jashtme.
Me blerjen e ketyre produkteve ju bini dakort që të kryeni pagesën e plotë apo të pjesshme paraprakisht, do të prisni derisa produkti të mbërije sipas datës dhe afateve që do ju komunikohen dhe do të coni deri në fund procesin e blerjes deri në marrjen në dorëzim.
Pagesa e pjesshme që kryehet për produktet Me Porosi është e pa rimbursueshme në rastet kur ju dëshironi të tërhiqeni nga marveshja(20% e vlerës totale të produktit/produkteve që janë porositur) dhe produkti/produktet e kerkuara janë bërë porosi dhe janë rruges duke ardhur.

Për të gjitha kategoritë (përveç S’ka Stok) gjendja e sasisë menaxhohet automatikisht dhe ju mund të blini të qetë. Në rastet e gabimeve kur ka mospërputhje midis stokut Online dhe atij fizik ju do të njoftoheni menjëherë duke ju ofruar një zgjidhe optiomale.

Gjendja e Produkteve

LV4Tech i liston produktet sipas gjendjes se tyre fizike ne 4 emertime, New, New (Other), Hybrid, Used
New: Produkti eshte i ri ne kutine e vete origjinale ashtu sic fabrika e ka prodhuar, i pa hapur, i pa perdorur. Kini parasysh, ne disa raste (pergjithsisht Laptop) ambalazhi mund te jete i hapur per qellime reklamimi, vendosje ne vitrine, foto video apo nje klient i meparshem ka kerkuar te inspektoje prouduktit.
Ne rastin e komponenteve kompjuterik ndonje pjese specifike mund te hapet nga LV4Tech perqellime testimi te nje produkti te perbere. Apo ne disa raste ambalazhi origjinal mund te jete hapur per kontroll fizik nga Dogana e shteti Shqipetar ne momentin e importit. Ne cdo rast LV4tech mban nje databaze ne numrat serial dhe arsyen perse produkti mund te jete i hapur.
New (Other): Produkti eshte i ri, por kutia origjinale e paketimit mund te kete demtime te pjesshme ose mungon teresisht si pasoje e transportit apo kthimeve nga kliente te meparshem. LV4Tech ju garanton qe produkti eshte totalish i ri dhe i pa perdorur me perpara.
Hybrid: Produkti eshte nje miksim i pjeseve te reja dhe te perdorura, lexoni Specifikimet e plote ne cdo produkt te mund te jete me Status Hybrid, LV4Tech i liston cilat jane produkte te reja, cilat te perdorura. Pjeset e reja mund te jene hapur nga ambalazhi i tyre dhe jane montuar ne produkt. Pjeset e reja, lexo me poshte.
Used: Produkti eshte i perdorur me perpara. Pjesa funksionale e produktit eshte e pa prekur dhe funksionon sic duhet sipas specifikeve te prodhuesit. Produktet e perdorura ne varesi te gjendjes se tyre aktuale ndahen ne nenkategori te cilat i gjeni te pershkrimi i pergjitshem i produktit.
Ndarja sipas gjendjes se tyre:
Grada Gold+ : Produkti eshte ne gjendjen me perfekte te mundshme, nuk ka demtime fizike, demtimet kozmetike jane te vogla pothuajse te pa dallueshme. Mund te kete dhe paketimin origjinal
Grada Gold: Produkti eshte ne gjendje perfekte, demtime fizike te pa perfillshme, demtimet kozmetike jane te vogla pothuajse te pa dallueshme. Kuti ambalazhi eshte universale ose nuk ka.
Grada A+: Produkti eshte ne gjendje Optimale, demtime fizike te pranueshme pa ndikuar ne aspektin funksional, demtimet kozmetike mund te jene te dukshme ne pjesen e jashtme te produktit. Kuti ambalazhi eshte universale ose nuk ka.
Grada A: Produkti eshte ne gjendje Optimale, demtime fizike dukshme pa ndikuar ne aspektin funksional, demtimet kozmetike jane te dukshme ne pjesen e jashtme te produktit(gervishtje, vija etj..). Kuti ambalazhi eshte universale ose nuk ka.
Grada B: Produkti eshte ne gjendje funksionale pune, demtime fizike dukshme pa ndikuar ne aspektin funksional, demtimet kozmetike jane te dukshme ne pjesen e brendshme dhe te jashtme te produktit(gervishtje, vija etj..). Kuti ambalazhi eshte universale ose nuk ka.
Ne te gjitha rastet per produktet e perdorura(ne ato raste kur mund te aplikohet):
Bateria quhet funksionale kur mban autonomi per te pakten 30 minuta.
Ekrani eshte gjithmon ne gjendje optimale, pa gervishtje apo vija te dukshme.

Monedha
ALL Lek Shqipërie
EUR Euro